Lajme
“Mbyllja e Klan Kosovës” | Kurti e pranon se qëndron prapa vendimit, e mbështet plotësisht
Demokracia
16:26 | 29 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së televizionit Klan Kosova.

Kurti, përmes një shkrimi në Twiter ka thënë se ndjekja e rregulave të regjistrimit është një detyrë ligjore, e jo një “teknikalitet”.

“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet””, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka thënë se zbatimi i rregullave nuk kërcënon pluralizmin mediatik.

“Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”, ka theksuar Kurti.

Të ngjashme