Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në ndeshjen Zvicër – Kamerun
Demokracia
11:48 | 24 Nëntor 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Kamerunit në Kupën e Botës.

Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Al Janoub”, shkruan Demokracia.com.

Kameruni u tregua e rrezikshme në minutat e para të ndeshjes, duke rrezikuar me Choupo-Moting dhe Tokon, por pa sukses.

Edhe “Helvetikët” kishin disa raste, por pa arritur të gjejnë kuadratin e portës kundërshtare.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dyshja shqiptare janë në fushë nga minuta e parë.

Zvicra dhe Kameruni po përballen në Grupin G në “Katar 2022”./Demokracia.com/

Të ngjashme