Lajme
Mbyllen zgjedhjet e LDK’së në Fushë Kosovë, dega ka kryetar të ri
Demokracia
17:25 | 15 Korrik 2023

Share:

Besnik Osmani është zgjedhur kryetari i ri i degës së LDK-së në Fushë Kosovë në procesin e brendshëm zgjedhor që kjo parti ka nisur në të gjitha degët në Kosoë.

Këtë post deri më tani e ka mbajtur Burim Berisha, i cili është kryetar aktual i Fushën Kosovës.

“Mbi 800 qytetarë dhe veprimtarë të përfshirë në këtë proces, mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Fushë Kosovë me zgjedhjen e kryetarit të ri Besnik Osmani. Përzgjedhja e kryetarit Besnik Osmani ishte rezultat i angazhimit të palodhur dhe besimit që mori nga votuesit e delegatët tanë në këtë degë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Delegatët i ka përshëndetur sekretari i përgjithshëm, Imri Ahmeti i cili ka falënderuar të gjitha strukturat, veprimtarët e veprimtaret e të gjithë aktivistët për angazhimin e tyre si dhe i uroi për proces të mbarë e demokratik.

Derisa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur procesin dhe zgjedhjen e kryetarit të ri për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, duke kërkuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj qytetarëve e strukturave tona të Fushë Kosovës dhe interesave të tyre, thuhet në njoftim.

Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon procesin e saj të brendshëm në të gjitha degët anë e mbanë Kosovës.

“LDK drejt rrugës së re, ka hapur dyert dhe mirëpret rritjen e numrit të të rinjve e profesionistëve të shumtë të japin kontributin e tyre në proceset politike, përmes vizionit dhe parimeve të djathta e demokratike me të cilat identifikohet LDK-ja dhe dallon nga të gjithë të tjerët”.

Të ngjashme