Sport
Mbyllen pjesët e para në takimet Man City – Atletico dhe Benfica – Liverpool
Demokracia
21:47 | 05 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e para të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Atletico Madridi kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0, shkruan Demokracia.com.

“Qytetarët” kishin iniciativën ndaj spanjollëve në fraksionin e parë të lojës në stadiumin “Etihad”. Ata kishin pesë tentime, kundër Atleticos që nuk kishte asnjë mundësi.

Liverpooli në takimin tjetër ka shkuar në pushim të pjesëve me rezultat komod.

“Të Kuqtë” kanë avancuar 0-2 ndaj Benficës në ndeshjen e parë që po zhvillohet në Lisbon.

Konate në minutën e 17-të dhe Mane në minutën e 34-të ishin dy realizatorët e golave për ekipin anglez. /Demokracia.com/

Të ngjashme