Sport
Mbyllen pjesët e para me këto rezultate në takimet Liverpool – Napoli dhe Plzen – Barcelona
Demokracia
21:48 | 01 Nëntor 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para edhe në dy ndeshjet tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli dhe Napoli kanë shkuar në pushim në “paqe”. Pjesa e parë në “Anfield Road” është mbyllur baras pa gola, shkruan Demokracia.com.

“Të Kuqtë” kishin një dominim të lehtë kundrejt italianëve në fraksionin e parë të lojës, megjithatë pa arritur cakun.

Sfida mes Liverpoolit dhe Napolit është në kuadër të Grupit A.

Në takimin tjetër, Barcelona është në avantazh të dyfishtë kundër Viktoria Plzenit në Çeki.

Marcos Alonso hapi serinë e golave në minutën e gjashtë. Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e 45 minutave të para Torres realizoi golin e qetësisë për katalunasit.

Ballafaqimi midis Plzenit dhe Barcelonës i takon Grupit C./Demokracia.com/

Të ngjashme