Sport
Mbyllen 45 minutat e para, Interi në disavantazh kundër Fiorentinës
Demokracia
21:49 | 21 Shtator 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në përballjen e javës së pestë në Serie A ndërmjet Fiorentinës dhe Interit.

Rezultati është 1-0 në favor të vendasve të cilët shënuan përmes Sottil kur po shënohej minuta e 23-të, shkruan Demokracia.com.

Nikoqirët nga Firence ishin dukshëm më të mirë se “Neurazzurët” edhe në bazë të statistikave.

Vlen të theksohet se Interit iu anulua një gol në minutat e fundit për shkak të pozitës jashtë lojës.

Nëse ndeshja mbyllet me këtë rezultat, Fiorentina ngritet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Interi bie në të katërtin me 10 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme