Kuriozitete
Mbretit Charles III-të ia ‘vjedhin’ delet
Demokracia
08:40 | 27 Maj 2023

Share:

Mbreti Charles III-të është i njohur si ambientalist i madh dhe për pasionin në bujqësi.

Por, duket se kjo nuk mjafton për ta parandaluar të bëhet objektiv i fundit i aktivistëve të të drejtave të kafshëve që kanë ‘sulmuar’ një fermë në pronën e tij në Sandringham.

Tre gra nga grupi aktivist “Animal Rising” dyshohet se kanë hyrë në fermën Appleton, në West Newton, Norfolk, të mërkurën në mbrëmje dhe vodhën tre qengja, për të cilat ata pretenduan se po përgatiteshin për therje.

Pasi “çliruan” tre qengjat, ata i dërguan kafshët – Sooty, Sunny dhe Sammy – në një “vend të sigurt”, ku thanë se do të jetonin pjesën tjetër të jetës së tyre në paqe, raporton thetelegraph.

Për të fituar publicitet maksimal, tre aktivistët mjedisorë më pas udhëtuan 200 kilometra me veturë nga Sandringham në Kështjellën Windsor, ku u përpoqën të dorëzoheshin në polici.

Sarah Foy, 23, Rosa Sharkey, 23 dhe Rose Patterson, 33 – të gjitha duar me përvojë në veprime të drejtpërdrejta dhe protesta përçarëse – pozuan për foto duke mbajtur pankarta me sloganin “Unë shpëtova delen e mbretit”.

Mbreti ka sjell mijëra dele të reja në pronë që kur mori drejtimin e fermës nga Duka i ndjerë i Edinburgut në vitin 2017.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024