Lajme
Mbretëresha Elizabeth do të takohet me presidentin Biden para samitit të G7
Demokracia
15:50 | 31 Janar 2021

Share:

Mbretëresha Elizabeth do ta takojë presidentin e ri të SHBA-ve, Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë botërorë në Pallatin Buckingham përpara një samiti të ekonomive të mëdha të G7 në qershor.

Duke e përshkruar atë si një pritje të “fuqisë së butë”, mediumi “Sunday Times”, shkruan se,  Mbretëreshës do t’i bashkohej Princi i Wellsit, Dukesha e Cornwall si dhe Duka dhe Dukesha e Cambridge.

Në anën tjetër, Pallati Mbretëror nuk pranoi të komentonte mbi raportin, transmeton Dmeokracia.com

Mbretëria e Bashkuar ka treguar planet për mbajtjen e samitit të G7.

Kryeministri britanik, Boris Johnson shpreson që takimi të krijojë një konsensus që ekonomia globale duhet të rimëkëmbet nga pandemia e COVID-19 në një tregti të lirë dhe të qëndrueshme./Demokracia.com

Të ngjashme