Lajme
Mblidhet qeveria, pritet lehtësim i masave anti-COVID
Demokracia
11:29 | 11 Shkurt 2021

Share:

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje ku pritet të merret vendim për lehtësimin e masave anti-COVID.

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, ku temë diskutimi është edhe lehtësimi i masave anti-COVID.

Burime të Demorkacia.com, bëjnë të ditur se në këtë mbledhje edhe do të merret vendimi për lehtësimin e masave anti-COVID.

Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Kurse, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me koronavirus, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532. /Demokracia.com/

Të ngjashme