Lajme
Mbi tremijë hektarë tokë janë mbuluar nga uji në veri të Shqipërisë
Demokracia
18:24 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Rreth tremijë e 20 hektarë tokë janë mbuluar nga uji në zonat veriore të Shqipërisë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur dy banesa, ndërkaq 155 të tjerave uji ua ka mbuluar oborret.

Edhe tokat bujqësore vijojnë të jenë nën ujë, njofton Tvklan.

Përveç përmbytjeve, në disa pjesë ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Të ngjashme