Intervista
Mbi 72 pacientë morën shërbime për gjashtë muaj në Radiologji
Demokracia
08:21 | 27 Gusht 2023

Share:

Lista e pritjes për një rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë është shkurtuar dukshëm, teksa termini i fundit është në dhjetor të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, teksa është zotuar për shkurtim të listës së pritjes.

Ajo ka thënë se vetëm për një muaj, afër 13 mijë pacientë kanë marrë shërbime në këtë klinikë.

Ndërsa nga janari i këtij viti e deri në qershor, më shumë se 72 mijë pacientë kanë marrë shërbime. E gama e shërbimeve nga Radiologjia është e gjerë dhe se për disa shërbime punohet 24 orë në ditë.

“Klinika e Radiologjisë në gjashtë mujorin e parë janë kryer 72 498 pacientë, ndërsa një muaj më vonë është rrit numri për 12 800 pacientë tjerë. Gjithmonë lëvizin shërbimet mujore sepse gama e shërbimeve në Radiologji është shumë e gjerë, duke filluar prej kabineteve të rëntgenit, ultrazërit, floroskopisë, biopsi, CT, rezonanca e kështu më radhë”, tha Nuza, teksa shtoi se për shërbimet CT, rengen dhe ultrazë punojnë 24 orë.

“Ka shumë punë, një pjesë e shërbimeve shkojnë me terminë, për arsye nuk mbërrijmë brenda ditës. Prej ekzaminimeve edhe ashtu kërkojnë parapërgatitje për arsye se duhet të përgatitet pacienti në mënyrë që të bëhet ekzaminimi tutje”, u shpreh Nuza.

E sa i përket listave të pritjes, Nuza ka deklaruar se është shkurtuar dukshëm dhe se e fundit është në dhjetor të këtij viti. Ndërsa për të kryer një shërbim me CT është 31 gushti.

“Lista e pritjes për momentin është për rezonancë magnetike që për dallim prej fillimvitit, jemi deri në dhjetor të këtij viti. Është brenda këtij katër mujori të këtij viti. Para dite punojmë me tri rezonanca. Po punojmë vazhdimisht që ta shkurtojmë edhe më tutje të rezonancës magnetike, ndërsa sa i përket shërbimit me CT, termini i fundit është data 31 gusht”, ka thënë ajo.

Ndonëse aparaturë në Onkologji ishte jashtë funksionit për disa muaj, Nuza thotë se asnjë pacientit nuk iu është shtyrë lista e pritjes.

“Në një periudhë gjashtë mujore ne e kemi pasur rezonancën magnetike në Onkologji jashtë funksionit për shkak të vërshimeve dhe ka pësuar defekt aparati dhe kemi funksionuar me vetëm një aparat, dhe për kundër kësaj, asnjë pacientë nga lista e pritjes nuk iu është shtyrë termini dhe funksionalizimi i kësaj aparature, ka ndikuar shumë në revidimin e listave dhe në përgjithësi çdo pacient që ka ekzistuar në listën e pritjes, thirret dhe vendoset për t’u kryer”, thotë Nuza.

 

Të ngjashme