Lajme
Mbi 5 mijë të arrestuar në protestat për lirimin e Navalnyt
Demokracia
08:38 | 01 Shkurt 2021

Share:

Mbi 5000 persona u arrestuan në Rusi gjatë protestave masive në mbrojtje të opozitës vendase, që kërkojnë lirimin e Alexei Navalnyt.

Marshimet e organizuara jo vetëm në Moskë, por edhe në qytete të tjera u ndërprenë me ndërhyrjen e forcave të rendit.

Autoritetet thanë se protestat janë të jashtëligjshme meqenëse nuk u autorizuan, duke paralajmëruar ndalimin e tyre dhe duke arsyetuar vendimin edhe me rrezikun e shpërndarjes së koronavirusit./Demokracia

Të ngjashme