Lajme
Mbi 2 mijë shkurorëzime brenda vitit në Kosovë
Demokracia
16:33 | 13 Korrik 2022

Share:

Fiks 2160 shkurorëzime janë regjistruar në vitin 2021 në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Paraqet rritje prej rreth 500 në krahasim me numrin e shkurorëzimeve të një viti më herët. E rritja bëhet edhe më e madhe në krahasim me vitin 2019, kur u regjistruan 815 shkurorëzime.

Në vitin 2020 janë regjistruar 1614 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Të dhënat e vitit 2021 tregojnë se numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në Prizren me 189 raste. Pason Prishtina me 175 e Podujeva me 141 çifte të shkurorëzuara.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 10.0%, viti i tretë me 9.0% dhe viti i katërt me 7.4% e të shkurorëzuarve. Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë te femrat e moshës 25-29 vjeçare me 461 shkurorëzime, ose 21.3%; kurse tek meshkujt dominojnë te moshat 30-34 vjeç, me 489, ose 22.6%.

Të ngjashme