Lajme
Mbi 100 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCovid-19
Demokracia
07:09 | 08 Prill 2022

Share:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës antiCovid-19.

Kurse 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë si dhe 100.437 kanë marrë dozë përforcuese dhe dozë e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të mërkurën në vend u vaksinuar 151 qytetarë.

Ndërkohë që në këtë raport IKShPK njoftoi edhe se 27 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërsa aktualisht në vend janë 550 raste aktive me koronavirus.

Të ngjashme