Lajme
Mbi 1 mijë e 800 personave i njihet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës
Demokracia
17:31 | 28 Mars 2023

Share:

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statutit të personave të dhunuar gjatë luftës kanë pranuar 1 mijë e 881 aplikacione, dhe 58 të tjera janë duke i shqyrtuar.

Sipas kryetares së këtij komisioni, Leonora Selmani deri më tani janë aprovuar 1 mijë e 473 raste.

“Deri sot nga 1939 aplikacione, janë trajtuar 1881 dhe 58 janë në shqyrtim. Në vitin 2023 janë 68 aplikime, pra në vetëm 3 muajt e parë. Të aprovuara deri më tani janë afër 1473 raste. Tre panele intervistuese po bëhen brenda një muaji”.

“Shumë raste vendosen edhe pa qenë prezentë në intervistë, në bazë të dokumenteve. Këtu është keqkuptuar sepse është menduar se duhet të ketë shumë dokumente, dhe kjo nuk është e vërtetë ajo çka na duhet neve është vetëm tregimi, vetëm storia. Në qoftë se e kemi refuzuar herën e parë, ajo mund të ketë diçka më shumë kur të vijë herën e dytë. Përveç anëtarëve që e hapin dosjen, askush tjetër nuk e hap. Nuk ka emër dosja, vetëm kod, në mënyrë që t’i ruhet konfidencialiteti”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, prej personave që I është njohur ky statut 1 mijë e 402 janë gra dhe 71 burra.

Të ngjashme