Lajme
Mbështetësit e PDK-së i përgjigjen me video Kurtit: Historia ka emër
Demokracia
10:16 | 17 Shkurt 2024

Share:

Mbështetësit e PDK-së kanë reaguar ndaj videos për 16-vjtorin e Pavarësisë të publikuar nga kryeministri Albin Kurti, ku nuk përfshihet ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Faqja e njohur “Simpatizantët e PDK-së”, ka postuar një video ku përfshihet kontributi i Hashim Thaçit para luftës, gjatë luftës, në procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në procesin e shtet-ndërtimit.

Në videon e titulluar “Historia ka emër”, ata kanë përfshirë foto të Hashim Thaçit me komandantin legjendar Adem Jashari dhe me personalitete të njohura botërore.

Aty Thaçi vlerësohet si lider i luftës dhe i paqes.

Për nder të 16-vejtorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar një video urimi.

Video po konsiderohet se retushim i historisë, meqenëse në të nuk i ka përfshirë momente dhe figura shumë të rëndësishme.

Në videon që e ka postuar kryeministri Kurti nuk shihet askund momenti i shpalljes se pavarësisë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në video është shmangur edhe përfshirja e ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme