Sport
Mbappe mungon në prezantimin e fanellave të reja, sinjal për largimin nga Paris Saint-Germainin
Demokracia
14:09 | 14 Prill 2022

Share:

Se Kylian Mbappe është gjithnjë e më afër nga Paris Saint-Germaini në verë, po konfirmohet çdo ditë e më shumë.

Së fundmi, ajo që ka ngjallur edhe më shumë spekulimet rreth largimit të tij nga “Parku i Princave” është mungesa e tij në prezantimin e fanellave të reja të PSG-së, shkruan Demokracia.com.

Klubi francez e ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me sponsorin e ri “GOAT”, i cili do ta reklamojë kompaninë e tij në fanellën e PSG-së, respektivisht në mëngët e fanellës.


Ndër yjet e kësaj skuadre që morën pjesë në prezantimin e fanellave ishin Lionel Messi, Neymar, Veratti e Hakimi, por jo edhe Mbappe.

Kontrata e Kylian Mbappes me Paris Saint-Germainin skadon në verën e këtij viti.

Në rast të largimit të Mbappes nga PSG-ja, destinacion i radhës për talentin francez pritet të jetë Real Madridi./Demokracia.com/

Të ngjashme