Sport
Mbappe flet pas rinovimit: Nuk ishte momenti i duhur të largohesha nga Franca, e vlerësojë Real Madridin
Demokracia
18:20 | 23 Maj 2022

Share:

Mbappe sot ka prezantuar edhe njëherë rinovimin e kontratës së tij me Paris Saint-Germainin, në prani të presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Ylli francez i ka dhënë fund “telenovelës” së zgjatjes së kontratës dhe është bindur nga pronarët e PSG për të vazhduar qëndrimin e tij në Paris.

Sulmuesi i PSG-së tha se nuk ishte koha e duhur për të që të largohej nga Franca, ndërsa përmendi edhe Real Madridin, klubin që tentoi transferimin e tij.

“Unë e vlerësoj të gjithë përpjekjen që Real Madridi bëri, duke bërë gjithçka që mundi për të më bërë të lumtur. Unë jam mirënjohës për dashurinë e tyre dhe e kuptoj zhgënjimin e tyre. Siç thashë, unë jam francez dhe, si francez, doja të qëndroja këtu. Jam i kënaqur me vendimin tim. Mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas tre vjetësh. Sinqerisht, ne folëm vetëm për pagat dhe të drejtat e imazhit për një kohë të shkurtër”, tha Mbappe në konferencë për shtyp, raportojnë mediat franceze, transmeton Demokracia.com.

“Të luash me lojtarët më të mirë është ajo që dua. Ishte një turp pasi kishim një vit të vështirë pasi ishte viti i parë i Lionel Messit dhe Neymar ishte i dëmtuar, kështu që ne nuk mund të luanim shumë bashkë të tre”, tha francezi.

Mbappe nënshkroi kontratë të re trevjeçare me parisienët, e që do ta mbajë atë në “Parkun e Princave” deri në vitin 2025./Demokracia.com/

Të ngjashme