Lajme
Mbani të qeshurën | “Këngë” për veteranin e rrejshëm Albin Kurtin, “30 shkie o i ke pre…”
Demokracia
09:13 | 30 Mars 2024

Share:

Një nga këngët më të bukura popullore shqiptare për veprimtarin e çështjes kombëtare shqiptare të shekullit 19-të, kënga për Jakup Ferrin, është deformuar krejtësisht.

Në rrjetin social Tik-Tok ka filluar të qarkullojë një interpretim me çifteli, që ka tjetërsuar deri në absurditet tekstin e këngës së vërtetë dhe që i këndohet një luftëtari të vërtetë, shkruan Demokracia.com.

Sipas shënimeve mbi video, ky interpretim ka ndodhur më 16 shkurt 2021, dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi 50.20% të votave.

Të bëmat e Jakup Ferrit, më shumë se 100 vite më vonë, i mveshën Albin Kurtit, njeriut që është në listën e Veteranëve të Rrejshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi i njëjti nuk kishte veshur kurrë uniformën e kësaj ushtrie.

Madje, siç është dëshmuar edhe nga intervistat e kohës të Kurtit, ai ka refuzuar edhe publikisht që bëhet pjesë e UÇK-së, duke thënë se “Unë kurrë nuk do ta kapja një armë në dorë”.

KËNGA E DEFORMUAR

Albin Kurti o ku je
Thërrasin populli me piskamë
30 shkije o i ke pre
Me 7 plagë po rri në kambë.

KËNGA E VËRTETË

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskamë
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

https://www.youtube.com/watch?v=TeWI_RS8Duc

Të ngjashme