Lajme
Matoshi: Bërnabiqi u bë kinse po e sulmon Kosovën, Kurti kinse po e mbron
Demokracia
11:22 | 29 Gusht 2023

Share:

Replika që kryeministri Albin Kurti, pati ndaj Ana Bërnabiqit në forumin e Bledit, mori jehonë edhe jashtë sallës ku po zhvillohej diskutimi. Duartrokitjet ndaj replikës së Kurtit, u panë me ëndje nga pjesë e shoqërisë tonë, ndërkaq një analizë më të ‘ftohtë’, e jep gazetari Halil Matoshi mbrëmë në emisionin e debatit të kanalit 10.

Deklarata e plotë:

“Është fakt dhe e di edhe estabilishmenti serb se Kosova është shtet i ri dhe e pavarur dhe besoj se këtë e akspetojnë shumica e serbëve normal, qysh e akseptojnë shumica e serbëve të Kosovës që Kosova e ka rendin e vet kushtetues, konstitucionin e saj, dhe në këtë situatë Kosova duhet t’i kryejë detyrat e veta dhe Serbia të vetat.

Mua nuk më intereson fare çka thotë Bërnabiq, mua më intereson çka thotë kryeministri Albin Kurti.

Unë nuk jam i sigurt se 95 për qind e kosovarëve janë pro BE-së sepse unë s’i kam pa ato shifra, por mund të them se shumica e kosovarëve të Kosovës janë pro BE-së.

Në lëvizjet e zotit Kurtit në terren janë të ngurta, janë të ngadalta, janë agresive dhe kjo e ka çu Kosovën në situatë që është nën sanksione dhe kjo na dhemb.

Kjo iu dhemb qytetarëve të Kosovës sepse humbin shumë shanse, humbet shansi i NATO-së, shansi i KE-së, shansi i pareve humbet thjesht, atyne pakove që jepen për Ballkanin Perëndimor.

Besoj që këto nuk kishte as humbës as fitues, por dy liderë që zonja Bërnabiq bëhet kinse po e sulmon Kosovën, e Kurti kinse po e mbron Kosovën.

Është një shfaqje sepse këtu kemi një situatë krejt tjetër që thotë zoti Kurti dhe situatë krejt tjetër nga ajo që paraqet Serbia nëpër forume”.

Të ngjashme