Lajme
Matematikat e koalicionit: Ja cilat kombinime mund ta shpëtojnë Prishtinën pa shkuar në zgjedhje?
Demokracia
00:16 | 05 Janar 2022

Share:

Partia fituese në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka arritur marrëveshje për koalicion më ndonjërën nga partitë e tjera. Përkundër raportimeve për marrëveshje me PDK-në një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra parti.

LDK në zgjedhjet për asamble komunale ka arritur që të sigurojë 14 vende, por kjo nuk është e mjaftueshme për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Për të krijuar shumicën në Kuvend Komunal, përveç votave të PDK-së, LDK-së i duhen edhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ose të Aleancës Kosova e Re dhe subjekteve të tjera që i kanë nga një asamblist, shkruan Demokracia.com.

Sipas versionit të parë Vetëvendosje dhe AAK mund të mbetën në opozitë, ndërsa LDK-ja mund ta krijojë shumicën me PDK-në, AKR-në, LB-në dhe Nismën, që kanë gjithsej 28 ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ndërsa, sipas versionit të dytë, LVV-ja dhe PDK-ja, mund të mbetën në opozitë, ndërsa LDK-AAK-AKR, Nisma dhe LB kanë 25 ulëse, të cilëve u duhen minimum edhe një asamblist që ta krijojnë shumicën.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 17 asamblistë në Prishtinë, LDK-ja 14, PDK-ja 9, AAK-ja 6, AKR-ja 3, LB-ja dhe Nisma nga një asamblist. /Demokracia.com/

Të ngjashme