Lifestyle
Maskë me dy përbërës që përshpejton rritjen e flokëve
Demokracia
12:06 | 29 Prill 2021

Share:

Dëshironi flokë të gjatë por nuk arrini t’i rrisni sepse ju dëmtohen shpejt? E kuptojmë dhe kemi një zgjidhje të lehtë për ju.

Zakonisht arsyeja kryesore pse flokët nuk ju rriten janë së pari gjenetike, pastaj kanë të bëjnë me tretmanet e ndryshme që ju bëjmë si fenirimi apo drejtimi, e së fundmi edhe me dietën apo kujdesin që u kushtoni, transmeton Demokracia.com

Pavarësisht kësaj po ju sjellim një recetë, përbërësit e të cilës i keni tashmë në kuzhinën tuaj.

Përbërësit:

Vaj ricini (kastori) dhe vaj ulliri

Përgatitja:

Disa pika nga vaji i ricinit(kastorit) dhe vaji i ulliri i ngrohim pak dhe me atë përbërje e lyejmë vetëm rrënjen e flokut dhe me metodën kokë-poshtë e masazhojmë rrënjën për 3-4 minuta,i lidhim flokët dhe i mbajmë ashtu për dy orë (nëse i lemë  gjatë gjithë natës efekti është me i madh) pastaj i lajmë floket si zakonisht.

Është mirë t’i shmangeni tharëses së flokëve,flokët më mirë të lihen të thahen në mënyrë natyrale .Kjo maske duhet të përsëritet dy herë në javë për efekt më të shpejtë./Demokracia.com/

Të ngjashme