Lajme
Mashtruesit e ueb faqeve të “eskortave” që po zhvatin qytetarët, janë vështirë për t’u kapur
Demokracia
23:09 | 25 Janar 2023

Share:

Sipas Shkëlqim Emerllahut, njohës i rrjeteve sociale, kapja e këtyre zhvatësve fiktivë, qofshin femra apo meshkuj, është i vështirë, pasi ka mundësi që këta numra virtualë të blihen online pa mundësi verifikimi.

Në EuroGirlsEscort, siç quhet kjo faqe, Emerllahu thotë se secili mund të hap një llogari aty.

Sipas njohësit të kësaj fushe, i cili bashkëpunoi me Kiksin në hulumtimin e këtij ueb sajti, këta persona janë shumë të profesionalizuar në këtë fushë.

Njohësi i rrjeteve sociale thotë se këta mashtrues kërkojnë që pagesa të bëhet nëpërmjet këtyre formave si kriptovaluta, pasi që këto janë vështirë për t’u gjurmuar nga policia.

Gjithashtu bën thirrje që të bëhet kujdes që ta ruajnë privatësinë e kartelave të tyre, pasi ato mund të keqpërdoren.

Kjo faqe, e cila ka si lokacion qytetin e Pragës në Republikën Çeke, është hapur në vitin 2012 dhe ka llogari në shumë shtete të botës.

Shqipëria ka 548 llogari të hapura në këtë faqe, numër ky shumë i madh krahasuar me Kosovën, por ajo është pjesë edhe në disa ueb faqe të eskortave si Escort Ads, ku janë 9 eskorta aktive dhe në faqen tjetër ndërkombëtare Escort Directory, me 11 të tilla.

Të ngjashme