Lajme
Mash’Allah: Mefi bëhet me banesë të re
Demokracia
14:12 | 20 Prill 2024

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re.

E njëjta i ka kushtuar 80 mijë euro, dhe për të, thotë se e ka blerë nga shitja e banesave paraprake.

Mefi i VV-së, e ka në pronësi edhe një shtëpi malore, që ka vlerën 25 mijë euro dhe një banesë, 53 mijë euro.

Pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë Volksëagen në pronësi të bashkëshortes, e cila ka vlerën 14 mijë euro.

Para të gatshme, ai ka deklaruar nëntë mijë euro të tij dhe katër mijë e 900 euro të fëmijëve.

Pagë vjetore nga Kuvendi, Bajqinovci ka deklaruar 21 mijë euro. Bashkëshortja e tij, merr pagë nga QKUK-ja rreth 8 mijë euro.

Të ngjashme