Lajme
Masat kundër Kosovës, Memli Krasniqi i kërkon Lajçakut heqjen e tyre
Demokracia
13:14 | 02 Mars 2024

Share:

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se në margjina të Forumit Diplomatik të Antalisë është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, derisa ka kërkuar edhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre.” – ka thënë ai.

“Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm.” – u shpreh Krasniqi.

Të ngjashme