Lajme
Masat e reja: Ky është vendimi i qeverisë për gastronominë
Demokracia
15:34 | 05 Prill 2021

Share:

Qeveria e Kosovës është mbledhur  në ora 15:00 për të marr vendim lidhur me vendosjen e masave të reja për shkak të pandemisë COVID-19. 

Demokracia.com ka siguruar vendimin dhe të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sa i përket masave që do të merren për gastronominë janë se shërbimet e gastronomisë do të pezullohen prej datës 6 deri më 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë detyrohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.  Të njëjtat ndalohen edhe në hapësirat e brendshme të shërbimeve gastronomike të marketeve, të furrave të bukëve, burektoreve, qebaptoreve, pikat e shitjes së karburanteve”, thuhet në vendim.

Më tej sipas vendimit të qeverisë shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “merr me vete” dhe disa shërbime të tjera.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”, thuhet në vendim./Demokracia.com/

Të ngjashme