Lajme
Masakra e Izbicës, Osmani kërkon drejtësi për Dafinën 6-muajshe
Demokracia
15:16 | 28 Mars 2021

Share:

Pretendentja për presidente, Vjosa Osmani ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Izbicës.

Osmani në një postim në rrjetin social Facebok ka shkruar se eshtrat e Dafina Qelajt 6-muajshe, janë gjetur në varrezën masive të Petrovo Selos në Serbi më 2017 dhe siç shkruan më tej Osmani, në po të njëjtin vit, ajo është rivarrosur në varrezat e Izbicës, përcejell Demokracia.com.

“Historia e Dafinës nuk është vetëm e saj. Është edhe e mbi njëmijë fëmijëve të vrarë në luftën e Kosovës, nga të cilët 109 ende rezultojnë të zhdukur. Kjo histori është dhimbja jonë. Në çdo 28 mars, kujtimi për këta njerëz që u privuan nga jeta vetëm pse ishin shqiptarë është rikujtim për adresim të përgjegjësisë së kryerësve, është thirrje për drejtësi, është kujtesë historike dhe personifikim i mbijetesës”, shkruan Osmani më tej.

Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

Drejtësi për Dafinën 6-muajshe!

Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Izbicës, kur forcat ushtarake e policore të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë një vajzë gjashtë muajshe dhe 146 djem e burra.

Eshtrat e Dafina Qelajt janë gjetur në varrezën masive të Petrovo Selos në Serbi më 2017. Në po të njëjtin vit, ajo është rivarrosur në varrezat e Izbicës.

Historia e Dafinës nuk është vetëm e saj. Është edhe e mbi njëmijë fëmijëve të vrarë në luftën e Kosovës, nga të cilët 109 ende rezultojnë të zhdukur.

Kjo histori është dhimbja jonë. Në çdo 28 mars, kujtimi për këta njerëz që u privuan nga jeta vetëm pse ishin shqiptarë është rikujtim për adresim të përgjegjësisë së kryerësve, është thirrje për drejtësi, është kujtesë historike dhe personifikim i mbijetesës!

Në dekadën e dytë që prej se jemi të lirë, duhet të reflektojmë për rrugën që kemi kaluar, sepse Masakra e Izbicës është dëshmia para së cilës duhet të përkulemi të gjithë dhe para së cilës duhet marrim forcën për të thënë dhe kërkuar të drejtësinë.

E mbi të gjitha drejtësi për Dafinën!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët në Masakrën e Izbicës!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/288534425964437

Të ngjashme