Lajme
Martohen dy të mitur, policia e kthen në familje vajzën
Demokracia
15:31 | 28 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka reaguar në një rast të raportuar në Lipjan, ku një e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe ishte martuar me një të mitur.

Sipas Policisë, babai i vajzës ka raportuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ndërsa, më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur mashkull kosovar.

“Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së. Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj ,kurse i dyshuari është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Demokracia

Të ngjashme