Gati dy javë pas publikimit të skandalit financiar në Slloveni, ku u përfshi ambasadori Martin Berishaj, ai ende nuk është vënë para përgjegjësisë.
Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ambasadori Martin Berishaj sot e ka takuar ambasadorin korean, Hong Sung Wook.
Berishaj nga fotografitë e postuara duket plot disponim dhe me homologun nga Koreja e Jugut kanë biseduar për situatën e sigurisë pas invazionit rus në Ukrainë, shkruan Demokracia.com.
Lajmi i mirë është që ambasadori Martin Berishaj nuk ka folur edhe me homologun e tij korean për energjinë elektrike, temën e tij të preferuar.
“Ambasadori i Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj, priti në takim, ambasadorin e Republikës së Koresë z Hong Sung-Wook. Në takim u bisedua për situatën e krijuar në botë pas invazionit rus në Ukrainë si dhe për gjendjen në bashkësinë ndërkombëtare, si refleks i luftës në Ukrainë si dhe për marrëdheniet e mira me shtetin korean, duke vu ne pah mbështetjen që pritet të na e bëjnë lidhur me antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Zagreb.
AKK-ja me përgjigje “shabllon” për Martin Berishajn, ende në fazën e verifikimit