Lajme
Marrëzia e Kryeparlamentarit | Kurti urdhëroi t’i kalojnë 24 hektarë Manastirit të Deçanit, Konjufca kërkonte që AKI-ja t’i hetojë gjyqtarët e Kushtetueses nëse u ndikuan prej Serbisë
Demokracia
15:19 | 14 Mars 2024

Share:

Pas Albin Kurtit, Glauk Konjufca është njeriu më i zëshëm në Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e 24 hektarëve tokë për Manastirin e Deçanit, shkruan Demokracia.com.

Në “betejën” e tij për të “argumentuar” se kjo sasi toke nuk do të duhej t’i kalonte në pronësi Manastirit të Deçanit, Konjufca kishte qenë jashtëzakonisht i zëshëm edhe nga pozita shtetërore, si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Por, në këtë “betejë”, kryeparlamentari Konjufca, i cili prezantohet edhe si studiues i filozofisë, ka pasur edhe kërkesa që AKI-ja të përfshihet në procesin për të vërtetuar nëse kishte ndikime të jashtme, “edhe prej Serbisë” në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Një të tillë, Konjufca e kishte shprehur gjatë muajit janar si mysafir në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Unë mendoj se nëse vërtetohet në dy dimensione që ka qenë vendim i pandikuar prej këtyre dy dimensioneve që po du me i spjegu, unë mendoj që shteti dhe Qeveria e Kosovës nuk ka çare pa e zbatu”, prezantonte idenë e tij, Konjufca.

Video e plotë:

Në këtë moment, ai ishte ndërprerë nga njëri prej panelistëve, i cili e kishte pyetur se “kush mund t’i bëjë këto vërtetime?”.

“Ka instanca plot që munden me e vertetu. Unë mendoj që prej AKI’së, e deri tek instancat e gjykatave në të cilat nuk është shterrë mundësia juridike qashtu qysh parashihet me Kushtetutë të Kosovës, unë mendoj që nëse vertetohet definitivisht që nuk ka pas ndikime, edhe të jashtme, edhe prej Serbisë në vendim të Gkykatës Kushtetuese, e para, edhe dyta nëse nuk ka kurrfarë shkelje procedruale në principin të cilin Kushtetua jonë e mbron, ëëë, në mënyrë ekspilcite e mbron shterrjen e mjeteve juridike, unë mendoj që qeveria nuk ka çare pa e zbatu”, deklaronte Konjufca.

Sidoqoftë, kjo “ide” e Konjufcës ka mbetur vetëm në arkivin e gjerë të tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për të manipuluar publikun me një temë të ndjeshme, siç është ajo e 24 hektarëve për Manastirin e Deçanit.

Konjufca, jo vetëm si opozitar, por edhe nga pozita e kryeparlamentarit, ka qenë shumë i zëshëm që të mos zbatohet vendimi për 24 hektarët.

“Unë them që ai vendim nuk duhet të zbatohet, kam hyrë dhe e kam studiuar kuadrin ligjor jo të Gjykatës Kushtetuese, por kuadrin ligjor të pronësisë edhe të vendimit politik, kur është marrë dhe në bazë të cilit ka marrë Gjykata Kushtetuese. Dimensioni i parë për mua është skandaloz, është një vendim i vitit 1997 i Slobodan Millosheviqit. Unë duhet të jem i bindur, unë e kam trajtuar lëndën vetë. Mendoj se gjykatësit e Kushtetueses janë aty për të mbrojtur kushtetutshmërinë e Kosovës, po mendoj që në këtë rast nuk është mbrojtur”, deklaronte Konjufca më 15 dhjetor 2021.

Por, më 13 mars 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë fund mashtrimit disavjeçar, duke njoftuar nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që ta regjistrojë në emër të Manastirit të Deçanit tokën 24 hektarëshe që Sllobodan Millosheviqi ia kishte dhuruar në vitin 1997. /Demokracia.com/

Lexo më shumë për këtë temë:

Tre mashtrues që edhe nga pozita shtetërore gënjyen popullin se nuk do ta zbatojnë vendimin e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit

Të ngjashme