Lajme
Marrëveshja për energjinë, serbët organizojnë protestë në veri
Demokracia
18:50 | 23 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Serbët e veriut kanë organizuar protestë në lidhje me marrëveshjen për energjinë të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kush i fiku dritat në veri” është motoja e protestës që do të mbahet nesër nga e organizata e ashtuquajtur “Iniciativa qytetare për mbijetesën e serbëve”.

Siç bën të ditur Kossev, protesta do të mbahet nesër në orën 19:00 në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

Organizatorët kanë bërë thirrje që edhe serbët nga pjesët tjera të Kosovës t’i bashkohen kësaj proteste.

Njoftimi i plotë:

Iniciativa Qytetare Serbe Survival fton të gjithë qytetarët e mendimit të lirë të na bashkohen të premten, më 24 qershor në ora 19, në monumentin e Princit Llazar në Mitrovicë për të shprehur protestën  kundër padrejtësive, vendimeve të fshehta dhe jotransparencës që i shkaktuan dëme të pamatshme qytetarëve në veri të Kosovës, duke nënshkruar marrëveshjen më të fundit – nën vellon e fshehtësisë – për energjinë.

Nuk jemi dakord!

Koha: e premte ora 19.00

Vendi: afër monumentit të Princ Llazarit, Mitrovicë e Kosovës.

Të ngjashme