Lajme
Marrëveshja për armëpushim/ Pas pengjeve të Hamasit, rreth 39 të burgosur palestinezë lirohen nga Izraeli
Demokracia
20:11 | 26 Nëntor 2023

Share:

IZRAEL- Disa autobusë, raportohet se janë parë duke dalë nga burgu ushtarak Ofer, pasi më shumë të burgosur palestinezë janë liruar si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. Sipas Sky News, Izraeli ka liruar 39 të burgosur.

Turma njerëzish janë mbledhur në Ramallah, në Bregun Perëndimor, duke përfshirë të afërm të të burgosurve, duke festuar lirimin e tyre.

Pak më herët, Hamasi la të lirë 17 pengje, mes të cilëve ishte edhe një 4-vjeçare amerikano-izraelite. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se 17 pengjet janë transferuar në Kryqin e Kuq. Hamasi deklaroi se i ka dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite, tre shtetas tajlandezë dhe një rus.

Ky grup është pjesë e shkëmbimit të tretë të planifikuar të pengjeve të mbajtura në Gaza për të burgosurit palestinezë, i cili vjen gjatë një armëpushimi katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit.

Të ngjashme