Sport
Marrëveshja është arritur, Cavani do t’i bashkohet klubit të njohur spanjoll
Demokracia
15:48 | 29 Gusht 2022

Share:

Edinson Cavani së shpejti do të zyrtarizohet si futbollist i Valencias, raportojnë mediat spanjolle.

Cavani do të angazhohet për klubin valencias dy sezone, jo një plus një, siç spekulohej. Kushtet janë diskutuar këto ditë nga vëllai dhe agjenti i lojtarit, Fernando Cavani, dhe tani ato janë duke u kopsitur në kontratë.

Cavani vjen në Mestalla duke humbur shumë para, pasi kontrata e ofruar nga Nice franceze ishte shumë më e lartë.

Por dëshira e tij e zjarrtë për të luajtur në Spanjë dhe Valencia në veçanti (ai gjithashtu kishte biseda me Villarreal dhe Real Sociedad) ishte përcaktuese.

Nice e priste lojtarin deri nesër, të martën, pavarësisht se kishte nënshkruar edhe me Pepe (Arsenal). Francezët kanë bërë shumë përpjekje për Edin, por ai ka preferuar Valencia.

Edinson do të arrijë sot dhe pritet një çmenduri me nënshkrimin e tij te Valencia.

Të ngjashme