Lajme
Marrëveshja e Vuçiqit me Putinin për gazin vazhdon të kritikohet, por BE-ja s’merr masa
Demokracia
18:14 | 07 Qershor 2022

Share:

Marrëveshja e re e Serbisë me Rusinë, respektivisht e Vuçiqit me Putinit, për gazin rus është kritikuar ashpër gjithandej Evropës, mirëpo BE-ja ende nuk ka marrë masa ndaj Beogradit zyrtar.

Kjo marrëveshje e dakorduar dy javë më parë e mban Serbinë të varur nga Rusia, derisa shtetet evropiane gradualisht po largohen nga gazi dhe nafta ruse, shkruan Demokracia.com.

Vazhdimi i rrjedhjes së gazit rus në Serbi është kritikuar edhe nga Olga Khakova nga AC Global Energy.

“Marrëveshja e Vuçiqit për gazin me Putinit do të thotë se Serbia nuk është gati t’i ndërpresë të gjitha lidhjet energjetike me Rusinë”, ka thënë Kharkova. /Demokracia.com/

Të ngjashme