Sport
Maroku s’bëhet “hesap” përballë Francës, sipas kompanisë së basteve
Demokracia
15:08 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Sonte do të përcaktohet finalisti i dytë i Kampionatit Botëror “Katar 2022” që po mbahet në shtetin e Katarit.

Franca dhe Maroku do të përballen në gjysmëfinalen e dytë sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Al Bayt”, shkruan Demokracia.com.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj sfide.

Franca konsiderohet favorite e madhe për të kaluar në finalen e madhe. Kuota për triumfin e francezëve është 1.53, barazimi 3.80, ndërkaq për fitoren e marokenëve është 7.00.

Fituesi i kësaj përballje luan në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Argjentinën./Demokracia.com/

Të ngjashme