Sport
“Marca”: Mbappe i ka thënë “Po” Real Madridit, këto janë detajet e marrëveshjes
Demokracia
12:22 | 16 Maj 2022

Share:

Kylian Mbappe ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit në afatin kalimtar veror, raporton Marca, transmeton Demokracia.com.

Sipas mediumit të madh spanjoll, marrëveshja është arritur javën e kaluar me dy palët që janë takuar në kryeqendrën spanjollë, në Madrid.

Futbollisti i talentuar francez do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Los Blancos dhe do të shoqërohet me një klauzolë shumëmilionëshe.

Paga e Mbappes te Real Madridi do të jetë shumë larg asaj që kanë vënë në tryezë Paris Saint-Germaini.

“Mbretërit” tanimë janë në heshtje duke pritur që vetë lojtari të konfirmojë se koha e tij në PSG ka përfunduar.

Mbappe të dielën mbrëma mori pjesë në një gala të futbollit francez dhe në një deklaratë konfirmoi se vendimi i tij do të merret para grumbullimit me kombëtaren e Francës dhe se vendimi i tij është marrë./Demokracia.com/

Të ngjashme