Lajme
Maqedonci: Projektligji për kalimin transit të forcave të huaja të armatosura ka për qëllim rregullimin e statusit
Demokracia
16:50 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas vendimit të projektligjit për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në Kosovë ka thënë se ky projektligj do të rregulloj statusin e forcave të huaja të armatosura.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se ky proces do të jetë brenda kornizës së bashkëpunimit ushtarak.

“Në mbledhjen e 180 të Qeverisë është aprovuar Projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme