Lajme
Maqedonci konfirmon se do ta zëvendësojë Mehajn në Ministrinë e Mbrojtjes
Demokracia
11:16 | 08 Gusht 2023

Share:

Kolonel Ejup Maqedonci do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti. Këtë e ka konfirmuar vetë ai për KosovaPress.

Ai do të pasojë ministrin Armend Mehaj, dorëheqja e të cilit ende nuk është publikuar.

Demokracia.com ka raportuar se Mehaj ka dorëzuar dorëheqjen te kryeministri Kurti ditë më parë.

Sipas spekulimeve, arsyet e dorëheqjes së Mehajt ndërlidhen me pakënaqësitë që i ka, si me vijën politike të kryeministrit Kurti, e cila çoi në sanksione ndërkombëtare, ashtu edhe me vartësit e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, veçanërisht me zëvendësministrin Shemsi Syla, i cili po sillet sikur të ishte ai ministri dhe jo Mehaj.

LEXO EDHE:

Qeveria e çudirave: Ejup Maqedonci përgatitej për drejtor të AMIK-ut dhe po përfundon si Ministër i Mbrojtjes

Së fundmi, Maqedonci ishte oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin e madh “Defender Europe 23”.

Maqedonci, i cili ka përvojë të gjatë ushtarake, ka shërbyer edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

 

 

Të ngjashme