Sport
Mane rikthehet në vendlindje, luan futboll në një fushë të mbuluar me baltë
Demokracia
22:46 | 15 Qershor 2022

Share:

Sadio Mane u kthye në fshatin e tij të lindjes Bambaly në Senegal ku luajti edhe një ndeshje futbolli në fushën me baltë me shokët e fëmijërisë.

29-vjeçari publikoi edhe disa iniciativa të tjera për të modernizuar jetën në fshat.

Sulmuesi i Liverpoolit njoftoi ndërtimin e një antene energjitike me akses në rrjetin 4G dhe disa shërbime spitalore në shërbim të grave senegaleze.

Gjeste të thjeshta nga një njeri i madh që mendon për njerëzit e tij më shumë se çdo politikan apo organizatë joqeveritare.

Kjo nuk është hera e parë që Maane bën për vendin e tij.

Kohët e fundit është raportuar në mediat e huaja se Mane ka arritur marrëveshje personale me Bayern Munichun./Demokracia.com/

Të ngjashme