Sport
Manchester United zyrtarizon largimin e Juan Mata
Demokracia
11:52 | 02 Qershor 2022

Share:

Manchester Unitedi ka konfirmuar se Juan Mata do të largohet nga klubi pasi t’i skadojë kontrata këtë verë.

34-vjeçari i është bashkuar “Djajve të Kuq” në janarin e vitit 2014.

Që nga atëherë, mesfushori spanjoll ka bërë 285 paraqitje duke shënuar 51 gola dhe duke fituar katër trofe.


Ai e bëri paraqitjen e fundit me Man Unitedin në xhiron e fundit të edicionit 2022 në Premierligë si mysafir ndaj Crystal Palacet më 22 maj.

Mata më parë ka luajtur te Chelsea ku ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Kupën FA./Demokracia.com/

Të ngjashme