Sport
Manchester City po transferon talentin më të madh argjentinas
Demokracia
22:34 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Claudio Echeverri është në prag të nënshkrimit për Manchester City.

Kampioni i Evropës është në negociata me Riveran për transferimin e kapitenit të kombëtares së kadetëve të Argjentinës.

City do t’i paguajë Rivera 20 milionë euro dhe 17-vjeçari do të qëndrojë në klubin argjentinas në formë huazimi deri kur t’i mbushë 18 vite.

Të njëjtat klube kanë pasur më parë një marrëveshje të tillë për transferimin e Julian Alvarez.

Për ekipin e parë, Rivera Echeverri luajti gjashtë ndeshje dhe shënoi një asistim.

Ai befasoi të gjitë në Kupën e Botës U-17 kur shënoi pesë gola, duke përfshirë një hat-trick kundër Brazilit në çerekfinale. /Telegrafi/

Të ngjashme