Sport
Man United me përmbysje triumfon ndaj Fulhamit, kualifikohet në gjysmëfinale
Demokracia
19:35 | 19 Mars 2023

Share:

Manchester United me rikthim ka fituar ndeshjen interesante ndaj Fulhamit, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 3:1, me Fulhamin që mbeti me 9 lojtarë në fushë pas 72 minutave lojë shkaku i një grindje në fushë.

Man Unitedi dominoi shumicën e kohës gjatë pjesës së parë duke qenë më të rrezikshëm, por që u mungoi konkretizimi.

Fulhami në anën tjetër provoi me disa kundërzbritje që gjithashtu nuk rezultuan të suksesshme.

Ishte sulmuesi Aleksandar Mitrovic që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Issa Diop për të kaluar Fulhamin në epërsi (51′).

Pas kësaj, Man Unitedi nisi të sulmojë me të gjithë forcat me Jadon Sanchon që fitoi një penallti pasi dribloi portierin edhe goditjen e tij e ndali me dorë Willian, që pastaj u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Si pasojë nisi një përleshje me Mitrovic që mori karton të kuq gjithashtu shkaku i sjelljes josportive. Nga pika e bardhë i saktë ishte Bruno Fernandes që barazoi rezultatin (75′).

Vetëm disa minuta më vonë edhe trajneri Marco Silva mori karton të kuq pasi hyri në fushë për t’i ‘qeruar’ hesapet me gjyqtarin.

Qysh në aksionin tjetër, Marcel Sabitzer shënoi gol fantastik me thembër pas një harkimi të Luke Shaw për të realizuar përmbysjen e madhe (77′).

Fitoren Man Unitedi e vulosi në fund me anë të Fernandes, që shënoi me një goditje të bukur nga zona (90+3′).

Kështu, Man United tani kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup, ku do të përballet me Brightonin.

Të ngjashme