Sport
Man United| Kur do t’i mësojë emrat e kundërshtarëve për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
Demokracia
10:13 | 27 Gusht 2023

Share:

Manchester United është afër t’i mësojë emrat e kundërshtarëve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24.

Ceremonia zyrtare e shortit do të zhvillohet të enjten, më 31 gusht në orën 18:00, pas ndeshjeve të dyta të play-off-it kualifikues.

Djajtë e Kuq do të jenë në vazon 2 për shortin, pasi përfunduan në vendin e tretë në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Vitin e kaluar, ceremonia e shortit u zhvillua në Stamboll, në qytetin e finales, ndërsa tani do të zhvillohet në Monaco.

Këtë sezon, stadiumi Wembley i Londrës do të presë finalen të shtunën, më 1 qershor.

Djajtë e Kuq nuk e kanë fituar trofeun më shumë se një dekadë (2008) dhe do të synojnë që këtë ta bëjnë në këtë edicion.

Të ngjashme