Sport
Malisheva e prezantoi Sokolin, por nuk njoftoi për largimin e trajnerit Sermaxhaj!
Demokracia
12:48 | 19 Janar 2023

Share:

Malisheva ka pësuar ndryshime në shtabin teknik, duke e emëruar trajner të ri Bylbyl Sokolin të mërkurën pasdite, shkruan Demokracia.com.

Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës mori drejtimin e Malishevës kur kanë mbetur më pak se një muaj nga fillimi i stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

“Klubi njofton se ka arritë marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli. Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar top klubet kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit elitar.

Sokoli do ta zëvendësojë trajnerin Sami Sermaxhajn i cili e njoftoi vetë largimin nga klubi, e ku mediat zbuluan se ai kishte pezulluar punën, për shkak të “mosdeponimit të kontratës së tij në Federatën e Futbollit të Kosovës”.

Kur kanë kaluar 20 orë nga njoftimi zyrtar, klubi nuk e ka zyrtarizuar ende largimin e Sermaxhajt, veprim ky joprofesional, pavarësisht pakënaqësive të mundshme mes tyre.

“Të dashur futbollist të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte knaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonin me ju. Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitum dhe udhëheqëm profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pa vërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veq u bë publik. Mirëupafshim”, njoftoi Sermaxhaj në Facebook një ditë më parë (e mërkurë).

Malisheva pozicionohet në vendin e tetë me 19 pikë të grumbulluara në stinorin vjeshtor./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Bylbyl Sokoli zyrtarizohet si trajner i ri i Malishevës

Sermaxhaj njofton largimin nga Malisheva, e akuzon drejtorin sportiv

Të ngjashme