Sport
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet si trajner i ri i Malishevës
Demokracia
16:18 | 18 Janar 2023

Share:

Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht e ka marrë drejtimin e skuadrës së Malishevës, shkruan Demokracia.com.

Malisheva, ndonëse ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e Sami Sermaxhajt, e ka emëruar Sokolin shef të shtabit teknik.

“Klubi konfirmon se ka arritë marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli. Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit”, thuhet ndër tjera në njoftimin zyrtar të Malishevës.

Bylbyl Sokoli ka pasur karrierë të bujshme në futbollin e Kosovës. Ai më parë ka drejtuar skuadra të mëdha si Prishtina, Drita, Gjilani, Llapi e Ferizaj.

Sokoli do të jetë pasues i trajnerit Sami Sermaxhaj që para pak çastesh konfirmoi largimin nga Malisheva./Demokracia.com/

Të ngjashme