Lajme
Maliqi: Shteti i Kosovës me këmbët e veta ta garanton vetëm njëfarë sigurie minimale fizike
Demokracia
15:40 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se shteti i Kosovës me kapacitete të veta ofron shumë pak funksione shtetërore për qytetarët e tij.

Ai ka vlerësuar se me këmbët e veta sot shteti i Kosovës qytetarëve ua ofron vetëm njëfarë sigurie minimale fizike përmes policisë.

Ndër të tjera, sipas tij, shteti i Kosovës ofron edhe ndonjë shërbim primar mjekësor dhe pajisje me dokumentacion civil.

“Shteti i Kosovës – kufirin e jashtëm të të cilit e mbron NATO – sot me këmbët e veta ta garanton vetëm njëfarë sigurie minimale fizike përmes policisë (gjithsesi jo nëse je grua apo ndonjë pakicë e shtypur); aty këtu ta ofron ndonjë shërbim primar mjekësor, të pajis me dokumentacion civil dhe ta jep ndonjë subvencion – dhe me kaq e përmbyll funksionin e vet. Po, edhe ta mundëson me e zgjedh partinë që ka me e menaxhu këtë shtet me shërbime minimale”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, disa njerëz kanë filluar të mendojnë në mënyrë iluzionare se prej vitit 2021 diçka ka filluar të ndryshojë.

“Sa për me të shkollu, me të shëru prej sëmundjeve të rënda, me u kujdes për të moshuarit apo ata me nevoja të veçanta – je në mëshirën e fatit dhe të rrethanave familjare. Për me operu si biznes, duhesh me notu në pasiguri juridike dhe nën mëshirën e predatorëve të mafias dhe politikës. Fakti më tragjik në këtë mes është se një shumicë njerëzish vazhdon me jetu me iluzionin se prej vitit 2021 diçka ka fillu me ndryshu përmbajtësisht dhe në drejtim pozitiv”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme