Lajme
Maliqi për sulmin seksual ndaj alpinistes Nikçi: Në Pejë ka qarkullim njerëzish, paramendo çka ndodhë në fshatra
Demokracia
19:47 | 30 Shtator 2022

Share:

Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi në qendër të Pejës.

Maliqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nëse një gjë e tillë ndodhë në qendër të qytetit, ku ka qarkullim njerëzish e kamera, “paramendo çfarë ndodhë në periferi e fshatra”.

“Kjo në qendër të Pejës ku ka qarkullim njerëzish dhe kamera, paramendo çka ndodh nëpër periferi e fshatra ku është edhe “më marre” me i bâ kështu publike”, ka shkruar ai.

Demokracia.com e ka mësuar identitetin e të dyshuarit. Bëhet fjalë për Flori Beqirajn, të cilët tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh nga prokurori i rastit. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

LAJMI I FUNDIT| Ky është personi që e sulmoi seksualisht alpinisten në Pejë (VIDEO)

Të ngjashme