Lajme
Maliqi për dalja e Kurtit në paradën e Krenarisë: Militanti përjetoi kullush emocional
Demokracia
21:23 | 10 Qershor 2023

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi e ka konsideruar si lajm të mirë daljen e kryeministrit Albin Kurti në paradën e Krenarisë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo është vazhdimësi e një standardi të vendosur prej prijësve të shtetit.

“Militanti mesatar përjeton kushllus të madh emocional, por një pjesë e vogël ndoshta edhe edukohet pak.”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Kurti nga parade e Krenarisë, sot premtoi se do të bëjnë maksimumin që projektligji për Kodin Civil të kalojë në Kuvend.

“Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë suksesshëm në parlament. Angazhohuni për të drejtat e të gjithë atyre që përjetojnë diskriminim dhe kërcënime sepse shoqëria dhe shteti matet me ata që janë më të cenuar dhe që duhet t’i mbrojë më së pari.”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024