Lajme
Macron: S’jemi në luftë me Rusinë, dua të mbajë kontakte me të dy presidentët
Demokracia
21:12 | 02 Mars 2022

Share:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se ata nuk janë në luftë me Rusinë.

Këto komente, Macron i bëri gjatë një fjalimi drejtuar kombit francez, teksa shtoi se lufta në Ukrainë ka shkaktuar një çarje në Evropë.

Tutje, ai tha se i kushton rëndësi mbajtjes së kontakteve edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky e edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Macron, shtoi se ai kishte kontaktuar me Putinin për të bërë përpjekje që ta bindë atë t’i heqë armët dhe ta parandaloj zgjerimin e konfliktit me Ukrainën.

Të ngjashme