Lajme
Macron nga Tirana: Beogradi dhe Prishtina duhet t`i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet që na shqetësojnë
Demokracia
11:34 | 17 Tetor 2023

Share:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të gjitha mosmarrëveshjet t`i zgjidhin në procesin e dialogut.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez ka folur për ribashkimin e Evropës.

Ai ka thënë se ky ribashkim nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon.

“Ribashkimi i Evropës tonë që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon, tensione që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës gjë që duhet të na çoi t`i zgjedhim të gjitha mos marrëveshjet që na shqetësojnë, por këtu ka një rrugë, ka një vullnet. E kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman, me të cilin do të vazhdojmë”, ka thënë Macron.

Të ngjashme